KALIMI NGA MBROJTËSJA NGA GODITJET (76 CM – 105 CM) TE RRIPI I
AUTOMJETIT (100 CM – 150 CM)
Hiqeni mbrojtësen nga goditjet (g) menjëherë sapo fëmija juaj të kalojë 105 cm
ose të peshojë më shumë se 21 kg.
Hapini të dyja tokëzat e mbrojtjes nga goditjet (h) dhe hiqeni mbrojtësen nga
goditjet (g).
Mbani parasysh se përdorimi i sexholinos pa mbrojtëse nga goditjet nuk
lejohet nëse fëmija nuk ka arritur gjatësinë ≥ 100 cm.
Mbajeni mbrojtësen nga goditjet në një vend të sigurt.
SIGURIMI I FËMIJËS PA MBROJTËSEN NGA GODITJET: 100 CM – 150
CM
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend dhe të bëjë një
zhurmë "klik".
2. Vendoseni rripin në unazat e rripit të prehërit me ngjyrë jeshile (m) në
sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te unaza e kalimit të rripit të prehërit (m).
5. Kalojeni rripin e supeve te unaza e kalimit të rripit të supeve (e) derisa të jetë
brenda unazës së rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (b) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
1. Për ta vendosur sexholinon në pozicionin e shtrirë, shtypni butonin e
rregullimit të pozicionit (w) nga poshtë pjesës përpara të përforcuesit (c).
2. Për ta kthyer nga pozicioni i shtrirë te pozicioni ulur, shtypni butonin e
rregullimit të pozicionit (w) përsëri dhe ngrijeni sexholinon duke ushtruar pak
presion te përforcuesi (c).
MBROJTËSJA NGA GODITJET ANËSORE (L.S.P.)
Nëse mbrojtësja nga goditjet anësore (f) pengon derën e makinës ose nëse
ngushton hapësirën te sedilja e pasagjerit, mund ta hiqni atë. Për të bërë këtë,
shtypni butonin e lëshimit të mbrojtëses nga goditjet anësore (v). Për të arritur
këtë buton, duhet të hiqet kapaku i mbështetëses së shpinës. Për të vendosur
përsëri L.S.P. (f) në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për
heqjen.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (y) ndihmon që koka e fëmijës të mos
anohet tepër përpara gjatë gjumit.
Ajo mund të vendoset në një prej tre pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen e kokës (y) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen
e kokës.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga katër pjesë (mbështetësja e kokës,
mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto
qëndrojnë të fiksuara në vend në disa pika me kopsa dhe rripa elastikë. Pasi
të jenë liruar të gjithë bashkuesit, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C me programin e larjes
delikate, përndryshe mund të prishet ngjyra e copës. Mos e lani mbulesën
së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e
ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA DHE RREGULLAT PËR HEDHJEN
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron
3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin
ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë.
Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që
nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit
www.cybex-online.com. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë,
të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
SQ
121