Alpina GRANBY Manual Del Usuario página 122

Lexojini dhe ruajini udhëzimet (fig. 15)! Lexoni doemos informacionin e mëposhtëm përpara
përdorimit të parë dhe ruajeni për periudhën gjatë përdorimit. Deklarata e pajtueshmërisë (fig.
16): Këto syze janë në përputhje me Direktivën e KE-së 89/686 dhe, nga data 21.4.2018, me
Rregulloren 2016/425, si dhe përmbushin kriteret e standardit përkatës EN 174. Deklarata e
pajtueshmërisë për këtë produkt sipas Rregullores 2016/425 jepet për shkarkim në faqen www.
alpina-sport.com/ce. Syze skish për skiatorë alpinë (fig. 17) dhe snoubordistë (fig. 18). Simboli i
gjelbër (Grüner Punkt) (fig. 19) do të thotë se prodhuesi i ka shlyer paraprakisht detyrimet ligjore
për riciklimin e materialeve të përdorura dhe kësisoj paketimi do të hidhet përmes veçimit të
mbeturinave të financuara prej tij. Simboli i riciklimit (fig. 20) tregon se paketimi aktual përbëhet
nga material i riciklueshëm. Paralajmërime (fig. 21): "Mos i përdorni syzet e skive në qarkullim
rrugor!" (Burimi: EN174). Këto syze nuk synohen për përdorim në rrugë apo kur drejtoni mjete mo-
torike. (Fig. 22) "Jo për shikim të drejtpërdrejtë të diellit. Jo për mbrojtje ndaj burimeve të rrezatimit
artificial, p.sh. solarë. "(Fig. 23)" Jo për mbrojtje ndaj rreziqeve mekanike. "(Fig. 24) Syzet mund
të dëmtohen nëse bien në kontakt me hidrokarbure (Fig. 25), lëngje pastrimi (Fig. 26), bojë (Fig.
27), ngjitëse (Fig. 28) apo faktorë të tjerë të jashtëm (Fig. 29). Këto syze skish përbëjnë mbrojtjen
më të mirë të mundshme për sytë ndaj faktorëve të jashtëm, sipas fjalës së fundit të teknolog-
jisë. Ofrojnë mbrojtje ndaj rrezatimit UVA, UVB dhe UVC në përputhje me standardin, ndërsa në
shumë modele ofrojnë mbrojtje edhe më të lartë. Të gjitha modelet e markës sonë kanë
nga brenda veshje kundër mjegullimit. Niveli i mbrojtjes ose kategoria e filtrit të këtyre syzeve
të skive shënohet në etiketën mbi paketim (Fig. 7). Mund të kenë emërtimet e mëposhtme: S0,
S1, S2, S3 ose S4. Në varësi të kushteve të motit, rekomandojmë një kategori përkatëse filtri për
mbrojtjen optimale të syve dhe për të siguruar shikueshmëri maksimale.
loading

Este manual también es adecuado para:

A7213831