Udhëzime Për Riparimin E Pajisjeve Që Përmbajnë R290; Udhëzime Të Përgjithshme - Beko BP207C Manual De Usuario

Aire acondicionado portátil
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 40
2. Udhëzime për riparimin e pajisjeve që përmbajnë
R290
2.1 Udhëzime të përgjithshme
2.1.1 Kontrollet në zonë
Para fillimit të punës në sistemet që përmbajnë
ftohës të ndezshëm, kontrollet e sigurisë janë të
nevojshme për tu siguruar që rreziku i ndezjes të
minimizohet. Për riparimin e sistemit frigoriferik,
duhet të respektohen masat paraprake të
mëposhtme përpara se të punoni mbi sistemin.
2.1.2 Procedura e punës
Puna do të kryhet sipas një procedure të
kontrolluar në mënyrë që të minimizohet rreziku
i një gazi të ndezshëm ose avujve të pranishëm
ndërkohë që po kryhet puna.
2.1.3 Zona e përgjithshme e punës
I gjithë personeli i mirëmbajtjes dhe të tjerët që
punojnë në zonën lokale duhet të udhëzohen
mbi natyrën e punës që do të kryhet. Puna në
hapësira të mbyllura duhet të shmanget. Zona
përreth hapësirës së punës duhet të ndahet në
pjesë. Sigurohuni që kushtet brenda zonës janë të
sigurta duke kontrolluar materialin e ndezshëm.
2.1.4 Kontroll për prani të gazit ftohës
Zona duhet të kontrollohet me një detektor
të përshtatshëm për gaz ftohës përpara dhe
gjatë punës, për tu siguruar që tekniku është
i vetëdijshëm për atmosferat e mundshme të
ndezshme. Sigurohuni që pajisja e zbulimit të
rrjedhjeve që po përdoret të jetë e përshtatshme
për përdorim me ftohës të ndezshëm, d.m.th.
nuk ndizet me shkëndijë, e mbyllur/vulosur në
mënyrën e duhur ose thelbësisht e sigurtë.
2.1.5 Prania e fikëses së zjarrit
Nëse do të punohet me nxehtësi mbi pajisjen
e ftohjes ose ndonjë pjesë të lidhur të saj, një
pajisja e përshtatshme për shuarjen e zjarrit
284 / SQ
duhet të jetë në dispozicion gati për tu përdorur.
Mbani një fikëse zjarri me pluhur të thatë ose CO2
ngjitur me zonën e mbushjes së gazit.
2.1.6 Jo burime ndezjeje zjarri
Asnjë person që kryen punë mbi një sistem
ftohjeje që përfshin ekspozimin e çdo punimi tubi
që mban ose ka mbajtur gaz ftohës të ndezshëm
nuk duhet të përdorë burime ndezjeje zjarri në një
mënyrë të tillë që të mund të çojë në rrezik zjarri
ose shpërthimi. Të gjitha burimet e mundshme të
ndezjes së zjarrit, duke përfshirë pirjen e duhanit
duhet të mbahen shumë larg vendit të instalimit,
riparimit, heqjes së pjesëve dhe nxjerrjes jashtë
përdorimit, gjatë së cilës gazi ftohës i ndezshëm
mund të lëshohet në hapësirën përreth. Përpara
se të kryhen punime, zona përreth pajisjes
duhet të vëzhgohet për t'u siguruar që nuk ka
rrezik zjarri ose rrezik ndjezjeje të zjarrit. Shenja
"Ndalimi i pirjes së duhanit" duhet të shfaqet.
2.1.7 Zonë e Ventiluar
Sigurohuni që zona të jetë e hapur ose të ajroset
në mënyrën e duhur përpara se të futeni në
sistem ose të kryeni punime me nxehtësi. Një
nivel ventilimi duhet të vazhdojë gjatë periudhës
që kryhet puna. Ventilimi duhet të shpërndajë në
mënyrë të sigurtë çdo gaz ftohës të lëshuar dhe
mundësisht ta nxjerrë jashtë në atmosferë.
2.1.8 Kontroll i pajisjes së ftohjes
Kur komponentët elektrikë po ndryshohen, ato
duhet t'i përshtaten qëllimit dhe specifikimeve të
duhura. Në çdo kohë duhet të ndiqen udhëzimet
e mirëmbajtjes dhe shërbimit të prodhuesit. Nëse
keni dyshime konsultohuni me departamentin
teknik të prodhuesit për ndihmë. Kontrollet e
mëposhtme duhet të aplikohen për instalimet
që përdorin ftohës të ndezshëm: përmasa e
mbushjes të jetë në përputhje me madhësinë e
Kondicioner ajri i lëvizshëm/Manuali i përdoruesit
Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Bp209cBp209h

Tabla de contenido