Këshilla Për Mbulimin E Dheut Me Material Të Kositur Të Copëtuar; Informacione Të Përgjithshme; Si Duhet Bërë Mbulimi I Dheut Me Materialin E Kositur Të Copëtuar (Bykëzimi); Mirëmbajtja E Thikës - Viking AMK 043 Manual De Instrucciones

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 15
● Ngrini lart gjuhëzën e bllokimit (2).
Nxirreni jashtë adapterin për copëtimin
e materialit të kositur duke e tërhequr
diagonalisht lart nga kanali i daljes.
● Mbyllni kapakun e daljes për ta
përdorur si korrëse me hedhje të barit
prapa, dhe për mbledhjen e barit varni
shportën për mbledhjen e barit.
4. Këshilla për mbulimin e
dheut me material të kositur
të copëtuar
4.1 Informacione të përgjithshme
Gjatë mbulimit të dheut me materialin e
kositur të copëtuar (bykëzimi), bari i prerë
copëtohet disa herë në zonën e thikës me
anë të një udhëzuesi special të rrymës së
ajrit dhe pas kësaj fryhet përsëri mbrapsht
në vijëzën e barit. Mbeturinat pas prerjes
mbeten mbi sipërfaqen me bar.
Prerja e barit që dekompozohet i rikthen
dheut lëndë ushqyese organike dhe
shërben në këtë mënyrë si pleh natyral.
Në këtë rast mungon zbrazja e shportës
për mbledhjen e barit dhe hedhja e
materialit të prerë. Rritja e barërave
ngadalësohet dhe kështu mund të
kursehen sasi të konsiderueshme plehu.
4.2 Si duhet bërë mbulimi i dheut me
materialin e kositur të copëtuar
(bykëzimi)?
● Shpeshtësia:
Në pranverë (periudha kryesore e
rritjes) të paktën 2 herë në javë, në verë
dhe në vjeshtë të paktën 1 herë në javë.
60
● Lartësia e prerjes:
Pritni rreth një të tretën e lartësisë së
barit, dhe përdorni vetëm lartësitë e
prerjes 3 deri në 6.
● Bëni mbulimin e dheut me materialin e
kositur të copëtuar në rastin e fushës
me bar të thatë.
● Punoni me thikë të mprehur mirë.
● Kombinoni drejtimin e kositjes dhe bëni
kujdes që të mos mbivendosni vijat e
kositjes.
● Barërat shumë të larta duhen punuar
gradualisht.
5. Mirëmbajtja
5.1 Mirëmbajtja e thikës
● Këshillat për mirëmbajtjen e
thikës, dhe ndonjëherë në vija të
përgjithshme edhe për thikën me disa
funksione, mund t'i gjeni në udhëzimet
e përdorimit të korrëses së barit.
Instalimi i thikës me disa funksione
përshkruhet në kapitullin "Montimi"
(
3.1).
● Përpara çdo përdorimi kthejeni pajisjen
në pozicionin e pastrimit, pastroni
thikën me disa funksione, kontrollojeni
atë për dëmtime (të çara ose plasaritje)
dhe ndërrojeni nëse nevojitet.
● Kontrolloni trashësinë e thikës
(> 2 mm) me një kalibër në disa vende
në thikën e poshtme dhe të sipërme (1).
● Kontrolloni gjerësinë e thikës
(> 40 mm) me ndihmën e një
vizoreje (2) në thikën e poshtme dhe të
sipërme.
6. Pjesët e zakonshme të
këmbimit
Thikë me disa funksione AMK 043:
6338 760 9900
Thikë me disa funksione AMK 048:
6358 760 9900
Vidë e thikës MB:
9008 319 9028
Vidë e thikës MA/ME:
6310 760 2800
Rondelë shtrënguese:
0000 702 6600
4
0478 909 9917 B - SQ
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Amk 048

Tabla de contenido