Zanussi ZHC 86540 Manual De Instrucciones página 54

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 19
Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të
shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të
veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin
5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për
rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje,
shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të
njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të
yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin
përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS
PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes
dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek
motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Fig. 22
Ky model është pajisur me një panel thithës perimetral.
Paneli shërben për të përmirësuar sa më shumë punën e
oxhakut.
Kujdes! Mbani me të dyja duart panelin kur çmontoni ose
rimontoni me qëllim që të mos bjerë dhe të shkaktojë
dëme në njerëz dhe sende.
Mirëmbajtja e panelit
Çmontimi:
1. hiqeni me vendosmëri (PJESA E POSHTME) dhe
rrotullojeni për nga sipër.
2. zhvidhosni vidën e sigurimit S
3. zhbllokojeni nga mbërtheckat e poshtme.
Pastrimi:
Paneli i thithjes duhet të pastrohet me të njëjtën shpeshtësi të
filtrit të yndyrës, përdorni një leckë të lagur me detergjentë të
lëngshëm neutralë.
Shmangni përdorimin e produkteve që përbajnë lëndë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOOL!
Montimi :
Veproni në kahun e kundër të çmontimit.
Kujdes! kontrolloni gjithnjë që paneli të jetë i fiksuar mirë.
Filtri antiyndyrë
Fig. 9-24
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj
me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë
aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 23
Filtri i karbonit mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë
dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në
65°C (në rast larjeje në makinë larëse kryeni ciklin e plotë pa
enë brenda).
Hiqni ujin e tepërt pa dëmtuar filtrin, pastaj futeni në furrë për
10 minuta në 100°C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni jastëkun çdo 3 vjet dhe sa herë lecka duket e
dëmtuar.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 25
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë
ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur
kujdes që të mos i prekni me duar.
54
loading