Makita CJ105D Manual De Instrucciones página 167

Chamarra electro-térmica a batería / chaleco electrotérmico
Ocultar thumbs Ver también para CJ105D:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
Mos e përdorni xhaketën përveç qëllimit për të
cilin është prodhuar.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën kur pjesa
e brendshme është e lagur.
Mos e vishni xhaketën mbi lëkurë të zhveshur.
Nëse ndieni diçka të pazakontë, fikeni
xhaketën dhe hiqni menjëherë mbajtësin e
baterisë.
Mos lejoni që kablloja e energjisë të pickohet.
Kablloja e dëmtuar mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Nëse gjendet ndonjë anomali, kontaktoni me
qendrën lokale të shërbimit për riparim.
Mos përdorni karfica ose gjëra të ngjashme.
Instalimet elektrike brenda mund të dëmtohen.
Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën
udhëzuese. Nëse ato bëhen të palexueshme
ose mungojnë, kontaktoni me qendrën tonë
lokale të shërbimit për riparim.
Zgjidhni cilësime të përshtatshme temperature
në përputhje me mjedisin e përdorimit për
përdorim të vazhdueshëm.
Kutia e baterisë, mbajtësja e baterisë dhe
konektorët nuk duhet të lejohen të lagen gjatë
larjes dhe tharjes.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët e vegjël
në rast se kontrollet nuk janë paravendosur
nga prindi ose kujdestari, ose nëse fëmija nuk
është udhëzuar mjaftueshëm rreth mënyrës së
përdorimit të sigurt të kontrolleve.
Kini kujdes të mos prekni të njëjtën pjesë të
lëkurës me pjesën e ngrohjes për një kohë
të gjatë. Nëse pjesa e ngrohjes prek të njëjtën
pjesë të lëkurës për një kohë të gjatë, ekziston
mundësia e djegies në temperaturë të ulët edhe
me temperaturë relativisht të ulët (40 deri 60 °C).
Ndaloni përdorimin e xhaketës kur e ndieni se
është e nxehtë.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën kur jeni
duke fjetur.
Për të shmangur mundësinë e goditjes nga
i nxehti, shkëputni veshjen kur hyni në një
mjedis me temperaturë relativisht të lartë.
Kontrolloni me kujdes shenjën
e brendshme të veshjes. Mos fusni karfica në
veshje nga pjesët e brendshme ose të jashtme.
Hiqni bateritë nga xhaketa përpara karikimit.
Hiqni nga xhaketa bateritë që nuk bëjnë dhe
eliminojini në mënyrë të sigurt.
Përpara se ta magazinoni xhaketën për një
periudhë të gjatë, hiqni bateritë.
Mos krijoni qark të shkurtër të poleve të baterisë.
Larja
Kur lani xhaketën, ndiqni udhëzimet në
etiketën e kujdesit në xhaketë.
Përpara se të pastroni xhaketën, hiqni
mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë
dhe më pas vendoseni kabllon e energjisë në
xhepin e baterisë dhe mbyllni zinxhirin.
Siguria në zonën e punës
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta
rrisin rrezikun për aksidente.
Siguria elektrike
Siguria personale
Përdorimi dhe përkujdesja për xhaketën
në pjesën
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
167 ALBANIAN
Mos e ekspozoni xhaketën në shi ose në
kushte me lagështirë. Uji që hyn në xhaketë
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos
e përdorni kordonin për ta transportuar, për ta
tërhequr ose për ta hequr xhaketën nga priza.
Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit
dhe pjesëve të mprehta.
Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e
USB-së. Ndryshe, ekziston rreziku i zjarrit. Porta e
USB-së është prodhuar për t'u përdorur vetëm për
karikimin e pajisjeve me tension të ulët.
Gjithmonë vendoseni kapakun në portën e USB-së
kur nuk karikoni pajisje me tension të ulët.
Mos fusni brenda portës së furnizimit të
USB-së me energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe,
qarku i shkurtër mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Mos e prekni kordonin dhe baterinë me duar të
lagura ose me yndyrë.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën kur
kordoni ose priza është e dëmtuar.
Gjithmonë përdorni mbajtësen e baterisë të
specifikuar nga Makita.
Mos lini kordonë të shkëputur kur furnizohet
energji nga bateria. Fëmijët e vegjël mund ta
fusin në gojë prizën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
Mos e lidhni prizën e mbajtësit të baterisë me
pajisje ndryshe nga xhaketa e specifikuar nga
Makita.
Qëndroni vigjilent, kini kujdes se çfarë bëni
dhe veproni me mend kur përdorni xhaketën.
Mos e përdorni xhaketën kur jeni i lodhur
ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose
ilaçeve. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni
xhaketën mund të rezultojë në lëndim të rëndë
personal.
Mos e përdorni xhaketën nëse çelësi nuk e
ndez apo e fik atë. Xhaketat që nuk mund të
kontrollohen me anë të çelësit janë të rrezikshme
dhe duhet të riparohen.
Mirëmbajeni xhaketën. Kontrolloni për thyerje
të pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund
të ndikojë në përdorimin e veglës elektrike.
Nëse xhaketa është e dëmtuar, riparojeni
përpara përdorimit.
Përdoreni xhaketën sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i xhaketës për
punë të ndryshme nga ato të synuara mund të
rezultojë në situata të rrezikshme.
Nëse lidhja e siguresës është këputur, kthejeni
xhaketën te qendra jonë e autorizuar e
shërbimit për riparim.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Cj106dCv102dDcj205Dcj206Dcv202

Tabla de contenido