Udhëzime Paralajmëruese Për Përdorimin; Përdorimi Sipas Destinimit - Vaillant VPV P 320/4 M SWF Instrucciones De Funcionamiento, Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 1
a
Për përdoruesin dhe teknikun profesionist
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për përdorimin
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si vijon me
shenjat paralajmëruese dhe fjalët sinjalizuese lidhur me
rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik!
Paralajmërim!
Kujdes!
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas destinimit mund
të përbëjë rrezik për trupin dhe jetën e përdoruesit ose
palëve të treta, ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Modulet fotovoltaike janë gjeneratorë të qëndrueshëm rryme
për impiantet fotovoltaike të kombinuara me një inverter të
përshtatshëm.
Modulet fotovoltaike nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë
për përdorim të lëvizshëm ose një montim fasade!
Grumbullimi i rrezeve diellore në sipërfaqen e modulit
përmes pasqyrave ose lenteve, është i ndaluar!
Përdorimi sipas destinimit përfshin:
– ndjekjen e gjithë dokumentacionit shoqërues
bashkëngjitur të produktit dhe të gjithë komponentëve të
tjerë të impiantit
– instalimi dhe montimi sipas produktit dhe mundësisë së
sistemit
– respektimi i kushteve të inspektimit dhe mirëmbajtjes.
Përdorimi i parashikuar përfshin gjithashtu edhe instalimin
sipas kodit.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në manualin
bashkëngjitur ose një përdorim jashtë destinimit që
përshkruhet, vlen si përdorim jo sipas destinimit.
Përdorimi jo sipas destinimit është edhe çdo përdorim
komercial dhe industrial.
1.3
Udhëzime të përgjithshme sigurie për
përdoruesin dhe teknikun profesionist
Rrezik nga keqkomandimi
Përmes keqkomandimit mund të rrezikoni veten tuaj dhe të
tjerët si dhe të shkaktoni dëme materiale.
> Lexoni me kujdes udhëzuesin përkatës dhe dokumentet
bashkëngjitur veçanërisht kapitullin "Siguria" dhe
paralajmërimet.
> Si përdorues, ndërmerrni vetëm veprimet, për të cilat ju
udhëzon udhëzuesi aktual i përdorimit.
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes elektrike
Modulet fotovoltaike mund të prodhojnë në çdo kohë një
tension të vazhduar të lartë.
> Qëndroni larg komponentëve me korrent.
0020302694_01
Udhëzimi i përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Rrezik dëmesh materiale ose dëmesh
për mjedisin
Rreziku nga lëndimet de rreziku nga dëmtimet
përmes mirëmbajtjes dhe riparimeve
joprofesionale ose mungesës së tyre
> Defektet dhe dëmet zgjidhini menjëherë.
> Përmbajuni intervalet e dhëna të mirëmbajtjes.
Rrezik për jetë nga mungesa e mekanizmave të
sigurisë kundër rënies
> Siguroni njerëzit dhe materialin nga rrëzimi.
1.4
Udhëzime të përgjithshme sigurie për
teknikun profesionist
Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Të gjitha proceset e përshkruara në udhëzuesin e instalimit
dhe të mirëmbajtjes duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
kualifikuar mjaftueshëm.
> Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik goditjeje
elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
> Vendoseni produktin pa tension, duke fikur gjithë
furnizimet me energji në gjithë polet (separator elektrik
me hapësirë kontakti minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa
ose çelësi mbrojtës i tubacionit).
> Siguroni që të mos rindizet.
> Kontrolloni që të mos ketë tension.
> Bëni kujdes në rastin e mungesës së izolimeve ose
izolimeve me defekt.
Në një modul fotovoltaik pa rrymë dhe të tokëzuar mund të
ketë tension të lartë.
> Hiqni tokëzimin në modulin fotovoltaik, përpara se të
kryeni procese elektrike në modulin fotovoltaik.
Modulet fotovoltaike krijojnë tension të lartë të vazhduar në
rastin e një ndriçimi të ulët.
> Mos prekni asnjëherë lidhjet elektrike pa dorashkat e
përshtatshme mbrojtëse.
> Gjatë lidhjes së kabllove, shkëputeni tensionin nga
impianti fotovoltaik, siç përshkruhet në udhëzuesin e
inverterit.
> Përdorni gjithmonë një vegël të përshtatshme të izoluar.
> Mbulojeni modulin fotovoltaik me një letër të tejdukshme
ose me një cohë me push.
Gjatë kryerjes ose shkëputjes jo të duhur të bashkimeve,
mund të krijohet një hark elektrik.
> Shmangni punimet në komponentët elektrike në rastin e
rrezatimit të fortë të diellit.
Dëmet në fletët izoluese në pjesën e pasme të modulit
fotovoltaik, mund të shkaktohen goditje elektrike ose djegie
të rrezikshme për jetën.
> Shmangni kontaktin e fletës izoluese me objekte të
mprehta ose me majë.
> Bëni kujdes që fleta izoluese të jetë e padëmtuar.
Rrezik jete si pasojë e kapacitetit mbajtës të çatisë
Ngarkesa shtesë nga moduli fotovoltaik mund të shkaktojë
rënie në çatisë.
Peshat e shtuara nga era dhe dëbora mund të shkaktojnë
rënie të çatisë.
> Sigurohuni që një teknik të ketë konfirmuar që çatia
është e përshtatshme për montimin e modulit fotovoltaik.
> Modulin fotovoltaik montojeni vetëm mbi një çati me
kapacitet mbajtës të mjaftueshëm me një raft montimi të
përshtatshëm.
a
33
sq
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Vpv p 325/4 m bbf

Tabla de contenido