Whirlpool W2I HD526 A Guía De Referencia Diaria página 135

Ocultar thumbs Ver también para W2I HD526 A:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
PASTRIMI I SISTEMIT TË FILTRAVE
Pastroni rregullisht filtrat që të mos bllokohen dhe që ujërat e zeza të
shkarkohen në mënyrë të rregullt.
Përdorimi i enëlarëses me filtrat e bllokuar ose sendet e huaja brenda si-
stemit të filtrimit ose spërkatësve mund të shkaktojë prishjen e pajisjes
dhe të rezultojë me humbjen e performancave, punën e zhurmshme
ose konsumin më të lartë të resurseve.
Sistemi i filtrave përbëhet prej tre filtrash të cilët heqin pjesët e mbetura
të ushqimit nga uji për larje dhe mundësojnë riqarkullimin e ujit.
Enëlarësja nuk duhet të përdoret pa filtra ose në raste kur filtri
është i lirshëm.
Kontrolloni sistemin e filtrave të paktën një herë në muaj ose pas çdo 30
ciklave, dhe nëse ka nevojë pastrojeni atë hollësisht me ujë, duke përdo-
rur furçën jometalike dhe duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
1. Rrotulloni filtrin cilindrik A në drejtim të kundërt të akrepave të sa-
hatit dhe nxirreni jashtë atë (imazhi 1).
2. Hiqni filtrin konik B duke shtypur lehtë krahët anësorë (imazhi 2).
3. Nxirrni filtrin e sheshtë prej çeliku të pandryshkshëm C (Imazhi 3).
4. Nëse gjeni ndonjë send të huaj (siç janë qelq i thyer, porcelan, kocka,
fara frutash etj.) hiqini ata me kujdes.
5. Kontrolloni filtrat dhe hiqni të gjitha pjesët e mbetura të ushqimit.
KURRË MOS HIQNI mbrojtjen e pompës për ciklin e larjes (pjesa e
zezë) (imazhi 4).
1
A
C
3
Pas pastrimit të filtrit, rivendosni filtrat dhe shtrëngojini në mënyrë të
rregullt; kjo është e nevojshme për punën efikase të enëlarëses.
PASTRIMI I ZORRËS SË FURNIZIMIT ME UJË
Nëse zorrët e ujit janë të reja ose nuk janë përdorur për një periudhë të
gjatë, lini që uji të kalojë nëpër to me qëllim që të siguroheni se janë të
pastra dhe të pastrohen nga papastërtitë para se të lidhen. Nëse nuk
bëni këtë masë paraprake, furnizimi me ujë mund të bllokohet dhe të
dëmtojë enëlarësen.
PASTRIMI I SPËRKATËSVE
Kohë pas kohe, pjesët e mbetura të ushqimit mund të thahen në spër-
katësit dhe në këtë mënyrë bllokojnë vrimat që përdoren për spërkat-
jen e ujit. Prandaj ju rekomandojmë që të kontrolloni periodikisht spër-
katësit dhe t'i pastroni me një furçë të vogël jometalike.
Për të hequr spërkatësin e sipërm, rrotulloni unazën plastike bllokuese në
drejtim të kundërt të akrepave të sahatit. Spërkatësi i sipërm duhet të
zëvendësohet në mënyrë që ana me më shumë vrima të kthehet nga lart.
2
Mund të hiqni spërkatësin e poshtëm duke e tërhequr lart.
B
SISTEMI I ZBUTJES SË UJIT
A
Zbutësi i ujit ul automatikisht fortësinë e ujit duke parandaluar
grumbullimin e gëlqeres në ngrohësin, dhe gjithashtu kontribuon në
efikasitetin më të mirë të pastrimit.
Ky sistem vetë-rigjenerohet me kripë, dhe prandaj duhet të
mbushni kutinë e kripës kur është e zbrazët.
Shpeshtësia e rigjenerimit varet nga konfigurimi i nivelit të fortësisë së
ujit. Rigjenerimi zhvillohet njëherë në 6 cikla Eco me nivelin e konfigu-
ruar të fortësisë së ujit në 3.
Procesi i rigjenerimit fillon në shpëlarjen përfundimtare dhe përfun-
don në fazën e tharjes, para se të përfundojë cikli.
• Rigjenerimi individual i konsumon: ~3.5L ujë;
• Nevojiten deri 5 minuta shtesë për ciklin;
4
• Konsumon nën 0.005 kWh energji.
SQ
7
loading