Skil 0280 Manual Original página 149

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 49
rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që njohuria e fituar nga përdorimi i
shpeshtë i pajisjeve t'ju bëjë të ndiheni tepër të
sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet për
sigurinë e pajisjes. Një veprim i pakujdesshëm mund të
shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI I MAKINËS
a) Mos ushtroni forcë në pajisje. Përdorni pajisjen
e duhur në varësi të punës. Pajisja e duhur do ta
bëjë punën më mirë dhe në mënyrë më të sigurt me
shpejtësinë për të cilën është krijuar.
b) Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk ndizet dhe
fiket. Çdo pajisje që nuk mund të kontrollohet me anë të
çelësit është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Shkëputeni spinën nga energjia dhe/ose hiqeni
baterinë, nëse mund të hiqet, nga pajisja para se
të bëni rregullime, para se të ndryshoni aksesorët
ose para se t'i lini pajisjet. Këto masa parandaluese
reduktojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes padashur.
d) Kur pajisjet janë duke punuar bosh, mbajini larg
fëmijëve dhe mos lejoni që kjo pajisje të përdoret
nga persona që nuk e njohin pajisjen ose që nuk
i dinë këto udhëzime. Pajisjet janë të rrezikshme në
duart e personave të patrajnuar.
e) Mirëmbajini pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe për çdo problem tjetër që
mund të ndikojë te funksionimi i pajisjes. Nëse
dëmtohet, riparojeni pajisjen para se ta përdorni.
Shumë aksidente shkaktohen nga pajisjet që nuk janë
mirëmbajtur siç duhet.
f) Mbajini të mprehta dhe të pastra pajisjet prerëse.
Mjetet prerëse të mirëmbajtura siç duhet me anë prerëse
të mprehta ka më pak të ngjarë të bllokohen dhe janë më
të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorini pajisjet, aksesorët, puntot e makinerive
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të bëhet.
Përdorimi i pajisjes për lloje të tjera punësh, përveç atyre
të parashikuara, mund të sjellë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet e kapjes të rrëshqitshme nuk bëjnë të mundur
lëvizjen dhe kontrollin e sigurt të pajisjes në situata të
papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR PAJISJEN
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorini pajisjet vetëm me bateri të posaçme.
Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit
ose temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose temperaturës mbi 130 °C mund të shkaktojë
shpërthim.
g) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe
mos e karikoni baterinë ose pajisjen jashtë
temperaturës që përcaktohet në udhëzime. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që t'i bëjë
riparime pajisjes vetëm duke përdorur pjesë
identike. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e
pajisjes.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR KORRËSEN E
BORDURAVE
Mos e përdorni pajisjen kur moti është i keq,
sidomos kur ekziston rreziku i rrufeve. Kjo pakëson
rrezikun që t'ju godasë rrufeja.
Kontrollojeni mirë vendin ku do të përdoret pajisja
nëse ka kafshë të egra. Kafshët e egra mund të
dëmtohen nga pajisja gjatë punimit.
Kontrolloni mirë vendin ku do të përdoret pajisja
dhe hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë, telat, kockat
dhe objektet e tjera të huaja. Objektet e hedhura mund
të shkaktojnë lëndime personale.
Para se ta përdorni pajisjen, kontrolloni gjithmonë
për të parë nëse prerësja dhe koka e prerëses
nuk janë dëmtuar. Pjesët e dëmtuara rrisin rrezikun e
lëndimit.
Para se ta përdorni, kontrolloni kordonin e energjisë
dhe kordonin e zgjatimit për të parë nëse ka shenja
dëmtimi ose vjetërimi. Mos e përdorni pajisjen nëse
kordoni është dëmtuar ose konsumuar.
Nëse kordoni dëmtohet ose konsumohet gjatë
përdorimit, fikeni pajisjen dhe mos e prekni
kordonin derisa ta keni shkëputur nga energjia.
Nëse kordoni i energjisë ose kordoni zgjatues është
dëmtuar, ai mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose dëmtime të rënda.
Zbatoni udhëzimet për ndryshimin e aksesorëve.
Dadot ose bulonat që nuk janë shtrënguar siç duhet
mund të dëmtojnë thikën ose mund ta bëjnë që të
shkëputet.
Përdorni mjete mbrojtëse për sytë, veshët, kokën
dhe duart. Mjetet e përshtatshme mbrojtëse reduktojnë
dëmtimet fizike që vijnë prej objekteve që fluturojnë ose
prej kontaktit aksidental me fijen ose thikën prerëse.
Kur përdorni pajisjen, vishni gjithnjë këpucë
mbrojtëse që nuk rrëshqasin. Mos e përdorni
pajisjen zbathur ose me kur mbani sandale të
149
loading