14 Ruajtja
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e
kthyer:
► Palosni timonin.
► Mbajeni korrësen e barit nga njëri person
me të dyja duart te kasa e parme dhe me të
dyja duart nga personi tjetër tek timoni.
► Ngrijeni dhe barteni dyshe korrësen e barit.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në
mënyrë që të mos përmbyset dhe të mos
lëvizë.
14 Ruajtja
14.1
Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohet.
► Hiqeni prizën e kandelës.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg vendeve ku
mund të arrihet nga fëmijët.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Korrësja të mos jetë në vend ku mund të
rrëzohet.
– Korrësja të mos jetë në gjendje të
rrokulliset.
Nëse korrësja e barit lihet pa punë për mbi 3
muaj:
► Punoni deri sa të mbarojë karburanti.
► Pastrojeni serbatorin nga shitësi STIHL.
► Ndërrojeni vajin e motorit sipas përcaktimit
në udhëzimet e përdorimit të motorit.
► Nxirreni kandelën jashtë.
PARALAJMËRIM
■ Kur tërhiqet doreza e ndezjes me tapën e
kandelës së hequr, mund të dalin shkëndija
për jashtë. Shkëndijat mund të shkaktojnë
zjarre dhe shpërthime në ambiente me
djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të humbin jetën, si dhe mund të dëmtohet
prona.
► Mbajini tapat e kandelës larg vrimës së
kandelës.
0478-111-9850-A
► Tërhiqeni dhe kthejeni dorezën e
ndezjes disa herë.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
15 Pastrimi
15.1
Konfigurimi i korrëses së barit
► Punoni deri sa të mbarojë karburanti.
Motori ndalon.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendoseni lartësinë e prerjes në pozicionin 1,
11.2.
► Shkëputeni dorezën e ndezjes nga udhëzuesi
i kavos.
► Hiqni tapën e kandelës (1).
► Mbajini fort dorezat (2) dhe lironi dadot kapëse
në formë ylli (3).
► Vendoseni timonin (2) për mbrapa.
► Hapni dhe mbani kapakun e daljes (4).
► Vendoseni korrësen e barit për mbrapa.
15.2
Pastrimi i korrëses së barit
► Fikeni motorin.
► Lëreni korrësen e barit të ftohet.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
► Konfigurimi i korrëses së barit.
► Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
16 Mirëmbajtja
16.1
Mirëmbajtja
Intervalet e mirëmbajtjes varen nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalet e mëposhtme të mirëmbajtjes:
Motori
► Mirëmbajeni motorin sipas përcaktimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
Korrësja e barit
Shqip
323