Shqip
8
Konfigurimi i kositëses së
barit për përdoruesin
8.1
Hapja e timonit
► Fikeni motorin.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Lirojini dadot kapëse në formë ylli (1) nëse
janë të shtrënguara.
► Hapni timonin (2) dhe sigurohuni që nuk është
kapur kavoja (3).
► Shtrëngojini mirë dadot kapëse në formë ylli
(1).
Timoni (2) është lidhur mirë me korrësen e
barit.
► Shtypni e mbani dorezën e marsheve për
kositjen (4) tek timoni (2).
► Tërhiqeni dorezën e ndezjes (5) me ngadalë
në drejtim të udhëzuesit të kavos (6).
► Futeni dorezën e ndezjes (5) në udhëzuesin e
kavos (6).
320
8 Konfigurimi i kositëses së barit për përdoruesin
► Lëshojeni dorezën e marsheve për kositjen
(4).
► Vendoseni sërish tapën e kandelës.
8.2
Mblidhni timonin
Timoni mund të paloset së bashku për të kursyer
vend ose për ruajtjen e pajisjes.
► Fikeni motorin.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Shtypni e mbani dorezën e marsheve për
kositjen tek timoni.
► Hiqeni dorezën e ndezjes nga udhëzuesi i
kavos dhe lëvizeni me ngadalë mbrapa drejt
motorit.
► Lëshojeni dorezën e marsheve për kositjen.
► Mbajini fort dorezat dhe lironi dadot kapëse në
formë ylli.
► Kthejini dorezat përpara.
9
Ndezja dhe konfigurimi i
motorit
9.1
Ndezja e motorit
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Shtypeni e mbajeni dorezën e marsheve për
kositjen (1) me dorën e majtë.
► Tërhiqeni dorezën e ndezjes (2) me dorën e
djathtë derisa të ndjeni rezistencë.
► Tërhiqeni shpejt dorezën e ndezjes (2) dhe
kthejeni mbrapsht derisa të ndizet motori.
► Nëse motori nuk ndizet: Ndiqni udhëzimet e
përdorimit të motorit.
9.2
Fikja e motorit
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Lëshojeni dorezën e marsheve për kositjen.
Motori ndalon.
► Largohuni nga pozicioni i përdoruesit.
0478-111-9850-A