Manuali i përdorimit i stetoskopit 3M
Qëllimi i përdorimit:
Stetoskopi 3M™ Littmann
®
Master Cardiology™ është prodhuar për përdorim nga profesionistët e kujdesit shëndetësor
vetëm për qëllime diagnostikimi mjekësor. Ai mund të përdoret për dëgjimin e zemrës, mushkërive dhe tingujve të tjerë të trupit.
Ju lutemi raportoni te 3M dhe autoriteti kompetent vendor (BE) ose autoriteti rregullator vendor çdo incident të rëndë të ndodhur në lidhje
me pajisjen.
Udhëzimet e përdorimit (shikoni figurat pp. 1):
• Vendoseni stetoskopin në veshë: Majat për veshët duhet të jenë të drejtuara përpara drejt hundës suaj (Figura 1).
• Rregulloni tendosjen e pjesës së kokës për komoditet dhe cilësi të tingullit: Hapini tubat e veshëve (Figura 2) ose shtypini bashkë (Figura 3).
• Dëgjimi i tingujve me frekuencë të ulët dhe të lartë me diafragmën e sintonizueshme të Littmann:
Për të dëgjuar tingujt me frekuencë të ulët, ushtroni trysni të lehtë kundrejt pacientit (Figura 4).
o
Për të dëgjuar tingujt me frekuencë të lartë, ushtroni trysni të fortë kundrejt pacientit (Figura 5).
o
Heqja e diafragmës:
Hiqni kornizën me dy pjesë/grupin e diafragmës duke rrotulluar kornizën jashtë këndit të dëgjimores. Më pas hiqni diafragmën nga korniza.
Montimi i diafragmës së sintonizueshme:
Vendosni kornizën mbi diafragmë duke filluar me kornizën e pozicionuar mbi anën e lexueshme të diafragmës dhe duke futur anën e diafragmës
në kornizë (Figura 6). Më pas bashkoni kornizën/grupin e diafragmës me dëgjimoren duke rrotulluar me ngadalë kornizën rrotull dhe mbi anën
e dëgjimores duke përdorur të dy gishtat e mëdhenj (Figura 7). Inspektoni nga ana vizuale anën fleksibël të diafragmës ku ajo takohet me kornizën
dhe rregullojeni sipas nevojës për të arritur një përshtatje të mirë (Figura 8).
Përshtatësi për procedura speciale për dëgjim në hapësira të vogla (i përfshirë në kuti):
Përdoreni përshtatësin për procedura speciale për pacientët pediatrikë ose të dobët dhe për dëgjim në vende të vështira si p.sh. vlerësimi i arteries
karotide. Vendoseni përshtatësin te dëgjimorja duke e shtypur mbi diafragmë (Figura 9).
Pastrimi, dezinfektimi dhe ruajtja:
Pastroni mes ekzaminimeve duke përdorur një pecetë me 70% alkool izopropil ose pecetë njëpërdorimëshe me sapun dhe ujë. Mund të përdoret
një solucion me 2% klor për të dezinfektuar stetoskopin; por tubi mund të çngjyroset pas ekspozimit ndaj klorit.
Korniza/grupi i diafragmës, përshtatësi për procedura speciale dhe majat për veshët mund të hiqen për pastrim. Sigurohuni që të gjitha pjesët dhe
sipërfaqet të jenë të thata përpara rimontimit. Për të hequr majat për veshët nga pjesa e kokës, tërhiqini lehtë (Figura 10). Për të vendosur majat
për veshët, shtyni anën e vogël fort në tubin e veshit derisa të ngecë plotësisht në vend (Figura 11). Për të parandaluar lëndimet e kanalit të veshit,
sigurohuni që majat për veshët të jenë të bashkuara mirë me pjesën e kokës përpara se t'i fusni në veshë.
Për të parandaluar dëmtimin e stetoskopit, mos e zhysni stetoskopin në lëngje, mos aplikoni procese sterilizimi mbi stetoskop, ose mos e ruani në
nxehtësi ekstreme. Për të parandaluar njollosjen e tubit të stetoskopit, shmangni kontaktin me stilolapsa, marker, letra gazete ose materiale të tjera
të shtypura. Është praktikë e mirë që ta mbani stetoskopin mbi jakë sa herë është e mundur.
Hedhja: Hidheni përmbajtjen/kutinë në përputhje me rregulloret vendase/rajonale/kombëtare/ndërkombëtare.
0
™
Littmann
®
Master Cardiology
™
35