Udhëzime Sigurie - Stihl RMA 253 Manual De Instrucciones

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
4 Udhëzime sigurie
Mos e hidhni produktin me mbeturinat
shtëpiake.
Ndizeni dhe fikeni thikën.
4
Udhëzime sigurie
4.1
Simbolet paralajmëruese
Simbolet paralajmëruese në kositësen e barit
ose në bateri përcaktojnë sa më poshtë:
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Bëni kujdes nga sendet e flakura tej -
ruani distancën dhe mbajini larg
personat e tretë.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Hiqeni baterinë gjatë ndërprerjeve të
punës, bartjes apo punimeve të
mirëmbajtjes dhe të riparimit.
Nxirreni çelësin e sigurisë gjatë
ndërprerjeve të punës, bartjes apo
punimeve të mirëmbajtjes dhe
riparimit.
Ruani distancën e sigurisë.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
Mos e zhysni baterinë në lëngje.
Respektoni diapazonin e
temperaturave të lejuara të baterisë.
4.2
Përdorimi i synuar
Kositësja e barit STIHL RMA 253 përdoret për
kositjen e barit të thatë.
Kositësja ushqehet me një bateri të karikueshme
STIHL AP.
0478-131-9862-B
PARALAJMËRIM
■ Bateritë që nuk janë të miratuar nga STIHL
për kositësen e barit mund të shkaktojnë zjarr
dhe shpërthime. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Përdoreni kositësen me bateri të
karikueshme STIHL AP.
■ Nëse kositësja e barit apo bateria nuk
përdoren për synimin e përcaktuar, personat
mund të lëndohen rëndë apo dhe të vdesin, si
dhe mund të ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni kositësen e barit dhe baterinë siç
përcaktohet në këto udhëzime përdorimi.
4.3
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit pa udhëzime mund të mos i vënë
re apo kuptojnë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë. Përdoruesi ose persona të
tjerë mund të lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse kositësja e barit ose bateria i jepet
nga njëri person një tjetri: Jepini tjetrit
udhëzimet e përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me kositësen e barit dhe
baterinë. Nëse përdoruesi ka kufizime
fizike, shqisore apo mendore, ai mund
të punojë vetëm nën mbikëqyrje ose
sipas udhëzimeve të një personi
përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë.
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
– Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
Shqip
369
loading