6 Hiqni menjëherë spinën nëse kordoni (zgjatues)
dëmtohet ose pritet gjatë punës
7 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
8 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin 9
- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet
me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për
montimin e veglës
- doreza drejtuese A 0 mund të përshtatet duke liruar/
shtrënguar çelësin B 0
! mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e
prerjes C 0
! shtrëngoni mirë të gjitha vidat, bulonat dhe dadot
• Bllokuesi i kordonit !
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues D si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Rregullimi i lartësisë @
Për rregullimin e lartësisë së veglës në mënyrë që krahu
përpara të jetë drejt gjatë prerjes
- zhbllokoni tubin E duke shtypur butonin F
- zgjatni tubin E në lartësinë e dëshiruar (3 pozicione)
• Ndezje/Fikje #
- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit G
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G
! pas fikjes së veglës, fijet prerëse vazhdojnë të
rrotullohen për disa sekonda
- lërini fijet prerëse të ndalojnë së rrotulluari para se ta
ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
• Prerja
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- filloni të prisni pranë prizës së rrjetit elektrik dhe
largohuni gjatë punës
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e fijes prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- mos e mbingarkoni veglën
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse
- përdorni mbrojtësen e luleve H $ për të mbrojtur lulet
e dobëta
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
fijet prerëse nga konsumi i tepërt
- kini parasysh forcat e goditjes së kthimit kur prekni
objekte të forta
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës %
- për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën
nga e djathta në të majtë dhe e kundërta
- për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në
ilustrim
- për prerjen e anëve, kthejeni kokën prerëse në 180° si
në ilustrim (e mundshme vetëm kur tubi i poshtëm
E është i fiksuar në një nga tre pozicionet e
lartësisë)
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
• Nxjerrja e fijes ^
- dy fijet prerëse do të dalin dhe do të priten në
gjatësinë e duhur nga thika e prerjes së fijeve J sa
herë që ndizet vegla
! kini kujdes nga dëmtimet nga thika prerëse e
fijeve J
- pas daljes së fijeve, kthejeni gjithmonë veglën në
pozicionin normal të punës para se ta ndizni
- nxirrni rregullisht fijet për të siguruar një rreth të plotë
të prerjes
- kur motori punon pa ngarkesë ose nuk pritet bar, fijet
prerëse do të konsumohen ose do të këputen;
mblidheni rrotullën ose ndërroni sistemin e rrotullës
• Mbledhja e rrotullës &
Në rast se fijet prerëse nuk arrijnë që të dalin nga kapaku
i rrotullës K
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- hiqni sistemin e rrotullës nga vegla dhe nxirrni rrotullën
nga kapaku i saj K
- mblidhni mirë fijet prerëse në mënyrë të njëtrajtëshme
në drejtimin e shigjetës
- futni të dyja fijet në foletë e rrotullës X dhe sigurohuni
që të jenë të siguruara mirë (lini një gjatësi të
mjaftueshme të fijes)
- kaloni të dyja fijet në vrimat e rrotullës Y para se ta
vendosni rrotullën e mbledhur në kapakun e saj K
! sigurohuni që rrotulla të jetë vendosur mirë në
vend dhe më pas nxirrni të dyja fijet nga foletë X
duke i tërhequr fort
- montoni sistemin e rrotullës në vegël (rrotullojeni
rrotullën në drejtim orar deri sa të shkojë në
vend) *
• Ndërrimi i rrotullës*
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- thjesht hiqni/montoni rrotullën e vjetër/e re si në
ilustrim
- pas zëvendësimit të rrotullës, provoni veglën për të
paktën një minutë pa ngarkesë për t'u siguruar që
vegla punon si duhet
! sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta
vendosni në prizë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
pastrimit dhe/ose mirëmbajtjes
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni thikën prerëse të fijeve J 0 dhe mbrojtësen e
prerjes C 0 pas çdo përdorimi
- pastroni të çarat e ajrosjes L 0 rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikës prerëse dhe
shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidave
98