Urime që keni zgjedhur të përmirësoni higjienën dhe pastërtinë e tualetit tuaj.
Sistemi i nxjerrjes pa prekje të kartëpecetave enMotion® nga Lotus Professional
përdor risitë e së nesërmes dhe kapacitetin e lartë në tharjen e duarve për t'iu
përgjigjur nevojave të sotme për më shumë zgjidhje efikase higjienike. Zgjedhja
juaj përbën një përkushtim për të ofruar një ambient higjienik në tualet dhe një
imazh cilësor, si dhe për të përmirësuar shërbimin në tualetin tuaj.
Mjetet dhe pajisjet e furnizuara
• Kaçavidë
• Trapano elektrike
• Laps ose stilolaps
• Nivelues (rekomandohet)
• 4 copë vidha #8 të përfshira
hApi i pArë
n
nxjerrja e dispenserit nga ambalazhi
Hapni kutinë dhe gjeni pjesët e renditura më poshtë:
• Dispenserin e kartëpecetave enMotion®
• Çelësin e dispenserit
• 4 Bateri alkaline LR20 D
• Librin e udhëzimeve
hApi i DyTë
n
Montimi i dispenserit
1. Gjeni çelësin në pjesën e poshtme të dispenserit, dhe hapni dispenserin.
2. Hiqni qesen e celofanit nga bateritë.
3. Vendosni 4 bateritë alkaline LR20 D në vendin e baterive në pjesën e pasme të
dispenserit. Kur bateritë vendosen në rregull shfaqet një dritë e kuqe.
4. Mbyllni dispenserin. Drita e kuqe do të fiket.
hApi i TreTë
n
përcaktimi i vendit të instalimit
1. Gjatë instalimit të dispenserit, lejoni të paktën
10 cm vend bosh nga të gjitha anët.
2. Përdorni shabllonin e printuar në kuti për të gjetur vrimat
e vidhave.
Shënim: Nëse përdorni vrimat ekzistuese të vidhave
(aty ku mundeni) mund të lehtësoni procesin e montimit.
hApi i kATërT
n
vendosja e rulit të parë
(Shihni figurat 1-6)
1. Vendoseni rulin siç tregohet në figurën 1.
2. Tërhiqeni letrën nga vetja dhe vendoseni mbi shufër.
3. Ngrijeni shufrën e poshtme ngjyrë blu dhe futeni letrën poshtë saj.
4. Palosni dhe zhubrosni një kënd 2 cm në fund të letrës duke e palosur (dhëmbëzat e
shufrës së poshtme blu duhet të qëndrojnë në pjesën e zhubrosur).
5. Me shufrën e poshtme blu në vend, shtypni butonin blu të ushqimit automatik në
pjesën e djathtë të poshtme të makinerisë.
6. Pasi letra të jetë futur përmes fundit të saj, griseni kartëpecetën dhe hidheni.
SHQIP
hApi i peSTë
n
(Shihni figurat 1-4)
vendosja e rulave zëvendësues/rezervë
1. Kur diametri i rulit arrin 9 cm, atëherë mund të shtoni një rul të ri.
2. Tërhiqni drejt vetes shufrën bllokuese të pjesës rrotulluese dhe rrotullojeni pjesën
rrotulluese poshtë 180° derisa të kyçet. Ruli rezervë tani duhet të jetë në fund të
pajisjes (duke rrotulluar, ktheni prapa në rul çdo pjesë të tepërt).
3. Te "Vendosja e ruli të parë" ndiqni figurat 1 deri 4 për të vendosur një rul të ri në
pjesën e sipërme (shufra transferuese duhet të jetë në pozicion të ngritur dhe do të
aktivizojë/ushqejë rulin e ri).
Shënim: Në fund të rulit rezervë, dispenseri do ta nxjerrë letrën të dyfishtë.
4. Mbylleni kapakun.
1
hApi i gjAShTë
n
rregullimi i parametrave
Parametrat e rregullueshëm të dispenserit enMotion® ndodhen në pjesën e brendshme të
dispenserit, në anën e djathtë të poshtme të tij.
1,20 m - 1,40 m
1. Sistemi "Adjustable Sheet Length" (ASL), lejon rregullimin e gjatësisë së
kartëpecetës. Gjatësitë e kartëpecetës janë:
• "S" Kartëpecetë e shkurtër (jep numrin maksimal të fshirjeve të duarve)
• "M" Kartëpecetë e mesme (jep kapacitetin optimal të tharjes së duarve)
• "L" Kartëpecetë e gjatë (kartëpeceta më e madhe e disponueshme)
Shënim: Sistemi ASL në gjendje fabrike është i vendosur në opsionin "M". Vendoseni
sistemin ASL sipas nevojave tuaja.
2. Sistemi "Adjustable Time Delay" (ATD) lejon që dispenseri të nxjerrë kartëpeceta në
intervale të ndryshme kohore pasi prej tij tërhiqet një kartëpecetë.
2
3
4
1
3
2
4
Parametrat janë: "S" vonesë e shkurtër - "M" vonesë e mesme - "L" vonesë e gjatë.
Shënim: Sistemi ATD në gjendje fabrike është i vendosur në opsionin "M". Vendoseni
sistemin ATD sipas nevojave tuaja.
3. Sistemi "Dispense Mode" (DM) lejon rregullimin e mënyrës se si do t'i paraqitet
kartëpeceta përdoruesit. Parametrat janë:
• "On Demand" ("Sipas kërkesës" - kartëpeceta del nga dispenseri pasi përdoruesi
të ketë aktivizuar sensorin).
• "Hanging Towel" ("Kartëpecetë e varur" - kartëpeceta duket gjithmonë. Pas
grisjes së një kartëpecete, shfaqet një kartëpecetë tjetër).
Shënim: Sistemi DM në gjendje fabrike është i vendosur në opsionin "On Demand".
Vendoseni sistemin DM sipas nevojave tuaja.
4. Sistemi "Adjustable Sensor Range" (ASR) i dispenserit enMotion lejon rregullimin e
fushës dalluese të sensorit për të dhënë një nxjerrje të sigurt të kartëpecetës.
Parametrat janë: "S" (Fushë e shkurtër - "M" (Fushë e mesme) - "L" (Fushë e gjatë).
Shënim: Sistemi ASR në gjendje fabrike është i vendosur në opsionin "M". Vendoseni
sistemin ASR sipas nevojave tuaja.
hApi i pArë
n
përdorimi i dispenserit
1. Nxjerrja e kartëpecetave enMotion.
A. Kaloni dorën afërsisht 5 cm nga pjesa e përparme e dispenserit. Do të nxirret
automatikisht një kartëpecetë enMotion.
B. Pasi të ketë dalë kartëpeceta, griseni për të tharë me të duart. Kartëpeceta tjetër
nuk del përpara se të hiqet kartëpeceta e parë. Pasi të hiqet kartëpeceta, ka një
vonesë të shkurtër për të shmangur shpërdorimin e letrës.
Shënim: Për të rregulluar vonesën, shihni Hapin 6, "Rregullimi i parametrave."
2. Zëvendësimi i baterive.
A. Drita e baterisë së ulët ndodhet në sensorin e dallimit të lëvizjeve dhe tregon se
bateria ka rënë.
Shënim: Kur shfaqet drita treguese, dispenseri do të vazhdojë të punojë për një
periudhë të kufizuar kohe.
B. Zëvendësoni bateritë me 4 bateri alkaline LR20 D. Bateritë jo alkaline kanë
jetëgjatësi të reduktuar.
C. Vendosini bateritë siç tregohet në diagramin që ndodhet nga brenda kapakut të
vendit të baterive.
hApi i TeTë
n
Zgjidhja e problemeve me dispenserin
Nxirrni kartëpeceta duke lëvizur dorën përpara dispenserit brenda fushës së sensorit dhe
griseni menjëherë kartëpecetën që del. Përsëriteni këtë procedurë 1-2 herë për t'u siguruar
për mirëfunksionimin. Nëse kartëpeceta nuk del kur lëvizni dorën përpara dispenserit, hapni
dispenserin dhe kontrolloni si më poshtë:
1. Kontrolloni për ndonjë ngatërrim letre brenda ullukut të letrës. Nëse është e
nevojshme, pastrojeni.
2. Kontrolloni që kartëpeceta të jetë ngarkuar si duhet.
3. Nxirrni kartëpecetë duke përdorur butonin e ushqimit të letrës për të konfirmuar që
ka rrymë.
4. Nëse nuk ka rrymë, kontrolloni bateritë për t'u siguruar që janë në pozicion të duhur.
5. Mbyllni kapakun e dispenserit. Drita e kuqe do të fiket. Dispenseri është gati.