• Procesi i thithjes 7
- futni kapëset brenda hundëzës C në foletë e tubit të
hyrjes së ajrit E dhe mbërthejeni hundëzën duke e
rrotulluar në drejtim orar
- mos thithni materiale me maja të mprehta ose
materiale të nxehta (si copa xhami, hi të nxehtë ose
copëza metalike)
! gjatë procesit të thithjes, montoni gjithmonë
qesen e pluhurave F në tubin e daljes së ajrit D
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave F (kapaciteti i
thithjes ulet shumë kur qesja e pluhurave është plot)
• Kontrolli i qarkullimit të ajrit (7 pozicione)
- rrotullojeni rrotëzën G lart për rritjen e vëllimit të ajrit
- rrotullojeni rrotëzën G poshtë për uljen e vëllimit të ajrit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
• Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm
në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një
rrezik
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/
EC, 2004/108/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
30.01.2014
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 85 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 96 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 5,0 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K =
1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
62
10