•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
SIGURIA PERSONALE
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
•
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
•
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama;
mbajeni dorën tjetër në kapësen e grykës (nëse të
dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të priten nga
lama)
•
Mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e
lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi
juaj)
•
Mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose
mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni
mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit,
ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)
•
Mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara
(lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të
shkaktojnë goditjen e kthimit)
•
Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga
pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një
përdorimi të gjatë)
•
Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
•
Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë 6 7
- ndizeni/fikeni pajisjen duke tërhequr/lëshuar çelësin A
- kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
•
Montimi i lamës së sharrës 8
! hiqeni spinën
- rrotulloni kapësen e lamës B në të njëjtin drejtim si
shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion
- futni lamën (me dhëmbët e drejtuar poshtë ose lart)
deri në fund
- lëshoni kapësen e lamës B
- shtyjeni dhe tërhiqeni lamën për të kontrolluar nëse
është kapur si duhet
•
Heqja e lamës së sharrës 8
- rrotulloni kapësen e lamës B në të njëjtin drejtim si
shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion
- nxirreni lamën
- lëshoni kapësen e lamës B
•
Funksionimi i veglës
! shtrëngoni mirë materialin e punës
- shënoni vijën e prerjes mbi materialin e punës
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni pajisjen me një dorë mbi dorezë D 2 dhe
tjetrën mbi kapësen e izoluar të grykës E 2
- ndizni veglën
! pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se
lama të hyjë në materialin e punës
- drejtojeni pajisjen përgjatë vijës së shënuar të prerjes
- mbajeni pllakën mbështetëse F 2 fort mbi materialin
e punës për të minimizuar forcën kundështuese dhe
dridhjen
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 9
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
! sigurohuni që lama e sharrës të dalë përtej
materialit gjatë goditjes q
•
Rregullimi i efektive sharrim thellësisë w
- përdorni të dyja bulonat i shtrëngimit G për rrëshqitjen
e pllakës mbështetëse F përpara/prapa për të
zmadhuar/zvogëluar efektive sharrim thellësisë
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Prerja me zhytje e
Prerjet me zhytje mund të bëhen në dru dhe më materiale
të tjera të buta pa shpuar paraprakisht një vrimë
- përdorni një lamë sharre të trashë
- montoni lamën me dhëmbët e drejtuar lart
- mbajeni sharrën pëmbys si në ilustrim
- shënoni vijën e dëshiruar të prerjes mbi materialin e
punës
- anojeni pajisjen në mëyrë që lama të mos prekë
materialin e punës
- ndizeni pajisjen dhe punoni me kujdes me lamën e
sharrës në lëvizje mbi material
- pasi lama të jetë futur në materialin e punës, vazhdoni
të sharroni përgjatë vijës së shënuar të prerjes
! mos bëni prerje me zhytje në materiale metalike
•
Përdorni thikat e duhura për sharrën r
•
Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht
me vaj
Prerje pa ashkla
•
- mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të
gjerë para prerjes
- vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit
të punës
•
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
97