Instalimi Elektrik - Hansgrohe AXOR Starck 40874000 Instrucciones De Montaje

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 8

Instalimi elektrik

Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen
nga një elektricist i autorizuar, duke marrë në
konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa 701 dhe
standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Altoparlanti duhet të lidhet vetëm me kabllo për
altoparlantë me 2 fije me seksion teli 2,5 mm² dhe me
anë të bashkuesve me kapje, të dërguar me pajisjen.
Kablloja duhet të shtrihet e ndarë nga linjat e tensionit
230 voltësh.
Sipas VDE 0100 T701 në zonën 1 nuk lejohet që të
tejkalohet tensioni i lidhjes së altoparlantit prej 25 V
SELV.
Nëse dalja e fuqisë së pajisjes HiFi është ≤ 25V
dhe kategoria e mbrojtjes II (me ndarje galvanike),
altoparlanti mund të lidhet direkt në pajisjen HiFi.
Këshillë
Për një sinjal akustik sa më të mirë, Hansgrohe këshillon
që midis pajisjes HiFi dhe altoparlantit të montohet
moduli aktiv A403 nga DeToma.
Moduli aktiv i korrespondon kategorisë së mbrojtjes
II dhe IP 20 dhe lejohet që të montohet dhe të lidhet
vetëm jashtë zonës 0, 1 dhe 2 sipas udhëzimeve nga
prodhuesi.
Pajisja mbrojtëse kundër rrjedhjes së
rrymës
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje
mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës (RCD/ FI) me një rrymë
të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA.
Sigurimi duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta
kohore për funksionimin e tij.
Udhëzime për montimin
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa
ushqim me tension. Për këtë duhet që ushqimi me tension
të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes çelësit kryesor
ose duke hequr spinën.
Gjendja e sipërfaqes së montimit
Duhet të mbahet parasysh që sipërfaqja e mbërthimit
duhet të jetë e sheshtë. Nëse ka pika bashkimi të thella
ose tulla të dala, atëherë duhet që këto disnivele të
mbushen me silikon me qëllim që të respektohet lloji i
mbrojtjes IP X5.
Për montimin lejohet që të përdoret vetëm material i
standardizuar.
Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
Temperatura e mjedisit nuk duhet të jetë më e madhe se
40ºC.
Standardet dhe direktivat
Altoparlanti përmbush standardin EN 60335-2-105,
si dhe Direktivën për pajisjet me tension të ulët dhe atë
për pajtueshmërinë elektromagnetike, kur instalohet dhe
përdoret në përputhje me rregullat dhe udhëzimet.
Të dhëna teknike
Lloji i mbrojtjes:
Tension:
Fuqia e muzikës:
Fuqia nominale:
Rezistencë:
Pesha:
Pastrimi / Riparimi
Për rekomandime mbi pastrimin shikoni broshurën
bashkëngjitur.
Riparimi
Vetëm nga stafi teknik i Hansgrohe ose nga personat
ose firmat e autorizuara nga Hansgrohe.
IP X5
18 V AC
maks. 40 W
30 W
8 Ω
1468 g

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido