Instalimi
3.4. Lidhja elektrike
A
KUJDES:
Mos përdorni zgjatues
ose priza të shumëfishta në lidhjen
elektrike.
B
KUJDES:
Kablloja e dëmtuar elektrike
duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i
autorizuar.
C
Kur vendosni dy ftohës në pozicion
ngjitur me njëri-tjetrin, lini të paktën 4
cm distancë midis dy njësive.
• Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi
për asnjë dëmtim të shkaktuar nga
përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa
lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret
kombëtare.
• Spina e kordonit elektrik duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas montimit.
• Mos përdorni spina të grupuara me ose pa
kabllo zgjatuese midis prizës së murit dhe
frigoriferit.
Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë!
Muret anësore të produktit tuaj janë të
pajisura me tuba me lëng ftohës për
përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në
C
këto zona mund të qarkullojë lëngu
ftohës me temperatura të larta, duke
sjellë nxehjen e sipërfaqeve në muret
anësore. Kjo është normale dhe nuk ka
nevojë për shërbim. Tregoni kujdes kur
prekni këto zona.
3.5. Transportimi i produktit
1. Hiqeni nga priza produktin përpara se ta
transportoni.
2. Pastrojeni pjesën e brendshme të produktit
siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja
dhe pastrimi".
3. Siguroni raftet, aksesorët, zonën e të
freskëtave, etj. në produkt me shirit ngjitës
përpara se ta ripaketoni atë.
C
Paketimi duhet të ngjitet me shirit të
trashë ose me litarë të fortë si dhe
duhet të ndiqen rregullat e transportit
të printuara mbi paketim.
C
Paketimi origjinal dhe materialet e
shkumës duhet të ruhen për transport
në të ardhmen.
A
Materialet e paketimit janë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini
materialet e paketimit në një vend të
sigurt larg fëmijëve.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
8 /35 SQ